Del fotoja/ Ky është 45-vjeçari që terrorizoi Elbasanin, qëlloi mbi efektivin e RENEA-s

Shqipëria

Del fotoja/ Ky është 45-vjeçari që terrorizoi Elbasanin, qëlloi mbi efektivin e RENEA-s

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 10:11
Josif Kavaja

Publikohet fotoja e Josif Kavajës, 45-vjeçarit që terrorizoi Elbasanin ditën e djeshme. Për 12 orë me radhë ai kërcënoi qytetin me armë në dorë duke mos iu bindur forcave të policisë që të dorëzohej.

Kavaja po transportohet drejt spitalit në Tiranë pasi ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Gjithçka nisi dje rreth orës 16:00 të pasdites, në fshatin Zavalinë të Elbasanit. Policia e Shtetit me një urdhër-kontrolloi shkoi në banesën e Kavajës për të inspektuar dhe verifikuar denoncimet e fqinjëve se ai mbante armë zjarri dhe i kërcënonte vazhdimisht me to.

Sapo Policia ka mbërritur në banesën e tij, 45-vjeçari në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën dhe më pas është mbyllur në shtëpi, duke fikur edhe dritat në mënyrë që të pengonte arrestimin e tij.

Më pas, doli nga banesa dhe u arratis në drejtim të pyllit duke u zhdukur për gjithë natën. Në Elbasan me urgjencë shkuan edhe efektivët e RENEA-s por nuk mundën që ta kapnin deri në mëngjesin e sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat