Apel për ndihmë në Krishlindje, 55-vjeçarja me të birin e sëmurë kërkon një stehë: Jetojmë me të falura

Shqipëria

Apel për ndihmë në Krishlindje, 55-vjeçarja me të birin e sëmurë kërkon një stehë: Jetojmë me të falura

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Sanije Lazaj

“Të punosh 20 ditë dhe mezi të nxjerrësh 5-6 mijë lekë nga kanaçet.”

Sanije Lazaj, 55-vjeç, jeton vetëm me të birin, Oltionin, 33 vjeç, në Kaninë të Vlorës, në një shtëpi e cila nuk përmbush as kushtet minimale për jetesë, madje jeta u rrezikohet çdo moment pasi ndërtesa është e rrënuar.

Energjinë elektrike e kanë shkëputur pasi përbën rrezik për Sanijen dhe Oltionin.

Ndërsa dimrin janë detyruar ta përballojnë pa çati dhe me dritare të thyera.

Disa rroba për ta janë dhuruar nga qytetarë të ndryshëm, por që nuk mjaftojnë për një jetë normale.

“Kush më jep ndonjë palë atlete, kush më jep një palë pantallona, kush ndonjë bluzë. Kështu i kam mbajtur, me miell hua.”

Sanija thotë se nuk merr as asistencë sociale, dhe as trajtim të veçantë për të birin e sëmurë, pasi nuk ka aplikuar kurrë në Bashki.

“Bie shi, marrim këtë mushamanë.”

Në këto ditë festash, ajo bën apel për ndihmë, për një kulm mbi kokë për të përballuar edhe dimrin e gjatë që i pret.

“Dua strehim, më nxirrni këtë vit nga këto gërmadha ku kam vite.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat