Qëllohet me armë zjarri 50-vjeçari, ja informacionet e para mbi ngjarjen

Shqipëria

Qëllohet me armë zjarri 50-vjeçari, ja informacionet e para mbi ngjarjen

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 18:44
Foto Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur sot pasdite në Dibër. Nga informacionet e para mësohet se i plagosur ka mbetur një 50-vjeçar me inicialet P.Z.

“News 24” raporton se 50-vjeçari është plagosur në këmbë, ndërsa është transportuar me urgjencë për në spital.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore dhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Ndërkaq, lidhur me ngjarjen Policia ka nisur hetimet. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga “blutë” lidhur me rastin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat