Elvisi dorëzon në bankë paratë për operacionin e Ardisës, i dhuroi babai i Klodian Rashës për shpirtin e djalit të vrarë

Shqipëria

Elvisi dorëzon në bankë paratë për operacionin e Ardisës, i dhuroi babai i Klodian Rashës për shpirtin e djalit të vrarë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 21:30
Foto Ilustrim

Javën e kaluar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” ishte në banesën e 25-vjeçarit të vrarë Klodian Rashës, me kërkesën e babait të tij Qazim Rashës.

Mes lotësh, babai i 25-vjeçarit dhuroi përmes një akti fisnik që mallëngjeu jo vetëm studion por gjithë shqiptarët para ekranit, të gjitha paratë që i ishin mbledhur si ndihmë pas vdekjes së të birit për kurimin e vajzës së vogël nga Shkupi, Adisa, që vuan nga skoliozë.

Babai i Klodianit i ofroi ndihmë familjes nga Shkupi për shpirtin e Klodianit. “Për shpirtin e atij t’i kalojnë fëmijës të rritet si gjithë të tjerët, Zoti i shëroftë të tëra plagët”, tha livë në studio Qazim Rasha. Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” është rikthyer në fshatin Luboten të Shkupit në Maqedoninë e Veriut, për të ritakuar Ardisën dhe familjen e saj.

 Të premten e kaluar me gazetarin Ferit Lika prekëm nga afër realitetin e hidhur të një nëne që nuk i shteronin lotët, nga shpirti i saj derdhet një dhimbje e madhe. 11 vjet me parë, ajo lindi dy vajza binjake, Adisen dhe Anisen, njërën më të bukur se tjetrën. Por fati nuk e deshi qe ato te rriteshin te dyja njësoj.

Adisa, ka probleme të mëdha shëndetësore. Eshte me skoliozë. “Më dhemb shpina, gjithmonë e sëmurë kam qenë”,-thotë Adisa. “Problemet nisen që në 2009 kur lindi goca. Kur ka lind s ‘ka ardh në shtëpi hiç, ka qëndruar vetëm ne spital 6 muaj”,- shprehet kryefamiljari Avni Adburrahmani.

“Kemi pas operacione te njëpasnjëshme , me shume ne spitale se në shtëpi. Problemi po zmadhohej, operacionet e para i ka pasur shumë të rrezikshme, operacionin tek këmba e bëmë pasi donin me ja drejtuar”, shprehet Arzia ëma e binjakeve. Vajza po e përjeton çdo ditë e me keq sëmundjen e saj. “Ka frike me shku në spital me thotë babi do me presin është si me trauma. E kapin dhimbjet e nuk tregon”, -shprehet kryefamiljari.

“Vuan nuk mund te luaje me te tjetër as me motrën, mundohet te shkruajë e lexojë por nuk mundet”,-thotë e ëma. Prindërit nuk po ngrenë dot krye nga ky hall i madh qe u ka rene. S’kanë asnjë mundësi ekonomike, asnjë te ardhur, sepse te dy janë të papunë. “Shumë rëndë ta kesh fëmijën kështu. Më shumë nëpër spitale kam qene me çiken e tjetrën me e lenë ne shtëpi e atë e kam lenë pak anash”,-thotë e ëma.

“Njerëzit e mirë i kanë shkuar tek banesa e tij ia kanë dorëzuar për ngushëllimin e djalit të tij, ai me një gjest mjaft fisnik këtë shumë parash e ka dhuruar për bamirësi, unë kam ardhur sot ta kryej amanetin siç mi kanë sjellë zarfet dhe ti çoj për fëmijën e sëmurë Ardisën nga Shkupi”,-tha Elvisi në bankë teksa dorëzoi paratë e dhuruara nga Qazim Rasha, i ati i Klodian Rashës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat