Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë/ Ja çfarë deklaroi rreth ngjarjes pas transportimit në spital

Shqipëria

Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë/ Ja çfarë deklaroi rreth ngjarjes pas transportimit në spital

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 22:54

Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri në Fier, në rrethana ende të paqarta.  39-vjeçari me inicialet K.L., polic në Komisariatin e Peqinit, ka mbërritur i plagosur rreth orës 21:20 në spitalin e Fierit.

Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.

Njoftimi i Policisë

Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.

Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat