52-vjeçari nga Dibra deklaroi se ishte plagosur me armë zjarri, por policia zbulon se...

Shqipëria

52-vjeçari nga Dibra deklaroi se ishte plagosur me armë zjarri, por policia zbulon se...

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 10:10
Ilustrim

Policia ka vënë në pranga një 52-vjeçar në Dibër, i cili kishte gënjyer duke deklaruar se ishte plagosur me armë zjarri.

Mësohet se është arrestuar Faik Zeqja për deklarim të rremë, pasi është shprehur se është plagosur nga disa persona të panjohur.

Në orët e mbrëmjes së datës 25.12.2020, shtetasi Faik Zeqja është paraqitur për ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore Maqellarë, i cili pretendonte se ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të pa identifikuar.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe nga veprimet e shpejta  e profesionale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, shtetasi F. Z., duke drejtuar automjetin tip 'kamionçinë', në gjendje të dehur  dhe në sens të kundërt të rrugës, në momentin që ka zbritur nga automjeti, është dëmtuar  në pjesën e këmbës dhe ka qëndruar në mes të rrugës.

Shtetasit F. Z., i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager, i cili ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/l.

Në përfundim të  veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

F. Z., 52 vjeç, banues në Majtarë, Dibër për veprat penale "Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Kallëzim i rremë". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për  veprime të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat