Në 2014 i vranë nipin, kush është pronari i lokalit në Lezhë që u bë shënjestër e plumbave

Shqipëria

Në 2014 i vranë nipin, kush është pronari i lokalit në Lezhë që u bë shënjestër e plumbave

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:58
Gjovalin Prendi

Gjovalin Prendi, pronari i lokalit në Lezhë që u bë shënjestër e plumbave në orët e para të mëngjesit është xhaxhai i Taulant Prendit, i vrarë në shkurt të vitit 2014 në një atentat të ndodhur në Lezhë.

Nga ngjarja e 6 viteve më parë, humbën jetën dy persona Klodian Ndreca 28 vjeç dhe Taulant Prendi 25 vjeç si dhe mbeti i plagosur Aurel Prendi 21 vjeç, vëllai i Taulantit.

Gjovalin Prendi asokohe bëri thirrje për zbardhjen e ngjarjes ku humbi jetën nipi i tij duke deklaruar se nuk kishin asnjë konflikt.

Vëllezërit Prendi njiheshin në zonë si persona jo problematikë dhe kishin në pronësi një punishte guri oxhaqesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat