Meta pret ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut

Shqipëria

Meta pret ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:53
Pamje nga takimi

Presidenti, Ilir Meta, pranoi sot letra Letrat Kredenciale, të Ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, Dancho Markovski.

Në ceremoninë e rastit, Meta  i uroi suksese në misionin e Tij diplomatik në Shqipëri, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve e popujve tanë dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik e tregtar, përmes projekteve dypalëshe e rajonale.

Kreu i Shtetit thotë se e siguroi diplomatin maqedonas se Shqipëria mbetet gjithnjë e interesuar për progresin, begatinë dhe avancimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut në proceset e integrimit europian dhe shpreha bindjen se dy vendet tona fqinje, aleate në NATO, dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, do të forcojnë edhe më shumë lidhjet e ngushta, në dobi të paqes, stabilitetit e zhvillimit të rajonit.

Nga ana tjetër Meta vlerësoi lart pjesëmarrjen e faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, si një konfirmim të kontributit dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj reformave të rëndësishme, rrugës euroatlantike, stabilitetit demokratik dhe ndërtimit të një shteti multietnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat