Profesionet që po zhduken/ Historia e Lirim Petanajt që prej gjysmë shekulli si këpucar

Shqipëria

Profesionet që po zhduken/ Historia e Lirim Petanajt që prej gjysmë shekulli si këpucar

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 16:05
Lirim Petanaj

Lirim Petanaj, këpucar gati 50 vjetësh ende vazhdon të punojë në këpucarinë e tij në Vlorë jo  për para,  por për shkak të lidhjes që ka me makinën qepëse.

Këpucët e para i ka punuar me bizë, makinën e parë qepëse të cilën e mori më pas, e ka ende sot.

Dikur ka bërë këpucë me porosi. Sot kujton sesi ata që porosisnin më shumë  këpucë të reja ka qenë njerëzit e persekutuar në sistemin komunist.

Sot Lirimi bën vetëm qepje apo riparime dhe jo këpucë të reja pasi kostoja e këpucës së bërë me porosi kushton dhe tregu aktual e konkurron në çmim.

Edhe këtë fundvit lirimin e gjejmë në karrigen e tij prej gjysmë shekulli, e  me të njëjtat vegla pune që ka pasur në fillimet e zanatit të vet të pandryshuara ashtu si pasioni i tij  kur edhe sot pa përtesë merr porositë dhe plotëson kërkesat e klientëve të vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat