30 qershori dhe Teatri Kombëtar, dosjet e “nxehta” të Kushtetueses

Shqipëria

30 qershori dhe Teatri Kombëtar, dosjet e “nxehta” të Kushtetueses

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 16:26
Foto

Qysh nga marsi i vitit 2018 kur Kushtetuesja doli jashtë funksionit, në këtë Gjykatë më shumë se 120 çështje janë grupuar e presin zgjidhje. Por jo të gjitha krijojnë debat publik apo priten me interesim nga politika. Dy janë dosjet më të nxehta.

E para, padia e bërë në korrik të 2019 nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila kërkonte pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit. Dhe e dyta, padia e bërë në të njëjtin muaj nga Presidenti i Republikës i cili kërkonte të shpallej antikushtetues ligji për Teatrin Kombëtar.

Pranimi i kësaj padie do të sillte një fitore për opozitën që nuk mori pjesë në zgjedhjet e fundit lokale, ndërsa rrëzimi i saj do të vuloste mandatin e plotë 4 vjeçar të qeverisjes socialiste në 60 bashki të vendit.

Vendimi i Gjykatës për këtë çështje do të jetë përcaktuese për një debat disa vjeçar, që nisi me rezistencën e artistëve e më pas me përfshirjen e politikës. Po ashtu, do të thotë shumë edhe për shembjen e teatrit dhe ndërtimin e të riut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat