Me kollë dhe temperaturë, zv. Ministri i Mbrojtjes infektohet me Covid-19

Shqipëria

Me kollë dhe temperaturë, zv. Ministri i Mbrojtjes infektohet me Covid-19

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 09:23
Petro Koçi

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar miqt e tij se ai dhe gjithë familja e tij janë prekur nga koronavirusi.

Në mesazhin e tij në Facebook, Koçi tregon edhe shenjat që ka aktualisht, që nga kolla, temperatura, ethet dhe një këputje trupi.

Mesazhi i zv.ministrit:

Covid, i veteofruar si dhurate per festat e fund dhe fillimvitit hyri pa trokitur ne familjen tone, duke na perqafuar te gjitheve.

Nje kolle qe vjen gjithnje e me shume prej thellesise se kraharorit, temperature nganjehere me ethe, nje keputje trupi, ilace ,gjilpera, cajra etj na shoqerojne ditet.

Dje u konfirmuam me covid dhe nga analiza.

U kerkoj gjithe kontakteve te mia te para 4 diteve te bejne kujdes.

Ju uroj shendet miqte e mi!

#distancehigjienemaske

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat