Vasili reagon pas vendimit të qeverisë helene për t’u zgjeruar në det dhe akuzon Ramën

Shqipëria

Vasili reagon pas vendimit të qeverisë helene për t’u zgjeruar në det dhe akuzon Ramën

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 11:15
Petrit Vasili

Duke cituara deklarata të profesorëve të njohur të së drejtës, Prof.Krisafit dhe Prof.Zaganjorit, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama nuk ndërmori asnjë veprim në lidhje me vendimin e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në dete, duke e lënë Shqipërinë përpara faktit të kryer.

Duke e cilësuar tradhtar kreun e qeverisë, Vasili i drejton atij 9 pyetje në lidhje me bisedimet me palën greke për çështjen e detit.

Reagimi vjen ndërkohë që Greqia vendosi zyrtarisht për t’u zgjeruar me 12 milje në det, ndërsa Vasili thekson se ky vendim ishte “kronikë e nje ngjarje te paralajmeruar qe ne gushtin e ketij viti”.

Reagimi i plotë 

Tradhetia e Rames per detin perballe ndershmerise se Prof.Krisafit dhe Prof.Zaganjorit!!

Prof.Ksenofon Krisafi ne 27 gusht 2020 lidhur me deklarimin e Greqise per tu zgjeruar me 12 milje thoshte:

“Është alogjike dhe absurditet i padiskutueshëm që të mendosh se Greqia do ta shtrije gjerësinë e ujërave territoriale nga bregu i Korfuzit ne drejtim të Sarandës në 12 milje detare.

Së pari nuk ka hapesirë të mjaftueshme për këtë gjerësi. Se dyti, në bazë të nenit të lartpërmendur të Konventës për të drejtën e detit, këtë të drejtë e ka në të njëjten masë edhe Shqipëria. Sipas kësaj logjike të këtyre “specialistëve për gjithçka” nuk del llogaria, sepse grekët do të duhet të dalin disa km mbi kodrat e Sarandës, kurse shqiptarët do të kapërcenin diku nga mesi i territorit tokësor të ishullit të Korfuzit” – thotë profesor Krisafi.

Ndersa Prof.Xhezair Zaganjori relator i Vendimit te Gjykates Kushtetuese qe rrezoi Marreveshjen e kufirit detar me Greqine thote ne interviste per Zerin e Amerikes rreth 3 muaj me pare ne 3 shtator 2020 po per deklaraten e Greqise per zgjerimin me 12 milje:

” Unë mendoj që në rastin konkret thjesht shprehet një aspiratë, një dëshirë e Greqisë për t’i zgjeruar, por sigurisht në mënyrë të njëanshme ajo nuk mund të deklarojë shtrirjen e efekteve të ishujve apo masave shkëmbore, deri në 12 milje detare, pa u marrë vesh me shtetet me të cilat ajo i ndan ato, sepse bie në kundërshtim me normat e së Drejtës ndërkombëtare, me Kartën e organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me vetë Konventën e Tretë mbi të Drejtën e Detit. Sepse çfarë do të ndodhë sikur të njejtën gjë ta bënim edhe ne dhe vendet e tjera, t’i deklarojnë në mënyrë të njëanshme, pa u marrë vesh, sepse ne nuk jemi në një oqean ku nuk kemi asnjë shtet përballë apo bashkangjitur.

Nuk mund të bëhet përmes një akti qeveritar, në mënyrë të njëanshme, kur shteti ndan hapësirat detare me shtetet e tjera. Përndryshe do të ishim në kaos në marëdhëniet ndërkombëtare.

Me sa jam në dijeni, ne i kemi patur 15 milje, dhe na është kërkuar që duhet t’i bëjmë 12 milje, dhe ne aq i bëmë”

Ndërsa Edi Rama ne 29 gusht 2020 deklaronte:

“qyshse negociatat tona me palën greke po materializoheshin në një dokument konkret, bazuar mbi normat ndërkombëtare dhe të drejtën e detit. Deformimi skandaloz që iu bë asokohe një deklarate publike të Ministrit të Jashtëm grek për “zgjerimin nga 6 në 12 milje të ujrave detare të Greqisë” dhe sulmi i orkestruar kundër marrëveshjes së re për detin’.

Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator”.

Qendrimet e Prof.Krisafit dhe Prof.Zaganjorit jane shume te qarta dhe një udhëheqje e vërtetë parimore e profesionale per veprim.

Ne te kundert Edi Rama ka bere qellimisht e ne menyre te vazhdueshme shejtan budallain per ta lene Shqiperine te papergaditur dhe perpara faktit te kryer.

Deklaratat e tij qe ne forme jane nje hartim bajat i nje nxenesi te tete vjeçares ne permbajtje jane dorezim i qellimshem dhe i miremenduar e pa kushte ndaj interesave te Greqise.

Vendimi i Greqise ishte kronikë e nje ngjarje te paralajmeruar qe ne gushtin e ketij viti.

Qe nga ai moment pervec duatrokitjeve nga media greke Edi Rama nuk levizi as gishtin, por vetem u shnderrua ne avokatin paradhenie te vendimit grek, qe po vinte.

Ka disa pyetje asgjësuese për tradhtarin:

1.Cfare veprimesh urgjente ndermori Rama pas deklarimeve te gushtit te ketij viti per ti dale perpara situates se faktit te kryer?

Cfare komunikimi ka pasur Rama me institucionet dhe perfaqesuesit nderkombetare ne Tirane dhe me gjere,ne se ka pasur, per te ngritur shqetesimet per kufirin detar e per te kerkuar ndihmen e mbeshtetetjen e tyre profesionale dhe politike?

Çfare bashkepunimi ka pasur, ne se ka pasur, me Presidentin dhe Parlamentin per ti dale perpara kesaj ceshtje kombetare me rendesi kritike?

4.A komunikoi ndonje here me Profesoret e nderuar per marre opinionin dhe ekspertizen e tyre te zgjeruar per kete çeshtje kaq delikate dhe kritike?

5.Perse Rama nuk ben publike se cfare marreveshje kishte bere dhe ishte thuajse gati te firmoste me qeverine greke te Tsipras?

Perse perballe nje ceshtje kombetare te tille si kjo e Kufirit Detar grupi negociator i Shqiperise qenka i paplotesuar dhe vazhdon si i tille?

Cili interes i huaj dhe privat ja paska mbajtur doren Rames, qe e pengon ta plotesoje grupin negociator kur ky heq e ve ministra brenda dites bile i njofton edhe me twiter?

Po si mundet Rama te justifikoje, qe perballe nje Greqie shume te pergatitur dhe me nivel te larte ekspertesh, Rama vendos nje grup ekspertesh cope cope, te paplotesuar dhe me nje udheheqje politike zero?

9.Kush ja mban tradhtarit doren te kerkoje ekspertizen me te mire nderkombetare dhe ta paguaje sic paguan koncesionet e tij hajdute?

Roli i Edi Rames dhe qendrimi i tij eshte prej nje tradhetari te pa skrupull, qe ne funksion te cdo interesi te erret privat dhe pushteti e trajton Shqiperine dhe kufijte e saj te shenjte si plaçke tregu.

Ndaj Edi Rama duhet trajtuar vetem si tille pra si tradhetar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat