Greqia ndryshon rregullat e kalimit në kufi, testi i COVID para pasaportave

Shqipëria

Greqia ndryshon rregullat e kalimit në kufi, testi i COVID para pasaportave

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë Vilson Dine, u kujton edhe një herë se cilat janë kategoritë që lejohen të kalojnë drejt shtetit grek.

Aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit fqinj, personat me origjinë greke, shqiptarët me leje qëndrimi helene, shtetasit minoritarë me kartë të veçantë dhe trupi diplomatik.

Pritet që shumë shpejt shtetasit që hyjnë në Greqi përpara kontrollit të pasaportave të kryejnë testin e Covid-19. Kjo do te ndihmojë që efektivet e policisë të mos bien në kontakt me të infektuarit me koronavirus.

Nëse nje person rezulton pozitiv, atëherë do të rikthehet mbrapsht në vendin e origjinës pa paëur kontakt me efektivet e policisë. Kjo vlen për të gjitha vendkalimet kufitare të Greqisë.

Gjithashtu, lejohen edhe shtetasit shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore.

Ndërkohë, për drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra., duhet të kenë të plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike www.travel.gov.gr si dhe të kenë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.

“Sqarojmë se sipas një vendimi të Qeverisë Greke të muajit dhjetor, të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi greke të cilës i ka mbaruar afati, duhet të pajisen me një vërtetim nga Konsullata/Ambasada greke në Shqipëri me qëllim që të lejohet të kalojnë kufirin në palën greke”, sqaron Dine.

Dalja nga Republika e Greqisë dhe hyrja në Republikën e Shqipërisë është e lirë dhe pa kufizime, por të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt kësaj Pike Kalimi duhet të dijnë se orari i funskionimit është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat