Ndryshimet e klimës dëmtojnë kulturën e luleshtrydheve në Frakull, sasia e prodhuar më e ulët

Shqipëria

Ndryshimet e klimës dëmtojnë kulturën e luleshtrydheve në Frakull, sasia e prodhuar më e ulët

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:09

Nuk mjaftuan kufizimet nga pandemia por duket se fermerëve të Frakullës ju është shfaqur një problem më i madh.

Tekat e natyrës kanë bërë që fermerët që meren me kultivimin e luleshtrydheve të kenë humbje të mëdha.

Ishin temperaturat e larta të verës që shkoi të cilat i kthyen serat me luleshtrydhe në furra të nxehta. Rezultati ishte i pritshëm dhe u konstatua që në vjeljen e parë

“Prodhimi është më i hershëm, por si sasi këtë vit është më i pakët”, tregon ai.

Për shkak të kësaj klime të favorshme dhe eksperiencës në Greqi, fermerët e zonës se Frakullës janë profilizuar në prodhimin në masë të luleshtrydheve.

Por investimet e tyre janë modeste për një aktivitet që siç thonë, qarkullon sasi të mëdha parash.

“Kostot në luleshtrydhe janë marramendëse pasi është një kulturë që xhiron shumë para, duke filluar nga shpenzimet për fuqi punëtore, nga pesticidet, plehrat, vaditjet, nafta…” tregon një nga fermerët.

Mbështetja financiare nga programet për bujqësinë, konsiston vetëm në disa milionë lekë të vjetra për plasmasin e serave.

Por shpenzimet e vërteta janë ato të fidanëve dhe insekticideve, të cilat fermerët i përballojnë vetë.

Në këto kushte dhe të ekspozuar ndaj kapriçove të motit, i gjithë investimi mund të dështojë.

“Nëse temperaturat vazhdojnë kështu siç janë, prodhimi del në janar. Por nëse moti në janar është me kapriço, atëherë në na fundos”, thotë fermeri.

Serat e familjes Hamataj shtrihen në disa dhjetëra ha, në Frakull. Ashtu si pjesa më e madhe e banorëve, kjo familje ka investuar gjithçka, në serat e luleshtrydheve.

“Duhet shumë investim për bujqësinë që edhe kjo bujqësi intensive të ecë përpara”, shprehet ai.

Në të gjithë zonën sipërfaqja me sera luleshtrydhesh ka shkuar në 150 ha.

Ky aktivitet bujqësor ofron punësim dhe të ardhura për mijëra banorë të zonës.  Kjo e fundit tani njihet për cilësinë e lartë të frytit të luleshtrydhes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat