Amortizimi i Muzeut Arkeologjik në Korçë, rrezikon shembjen

Shqipëria

Amortizimi i Muzeut Arkeologjik në Korçë, rrezikon shembjen

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Muzeu Arkeologjik në Korçë

I klasifikuar si monument kulture i kategorisë së parë, Muzeu Arkeologjik në Korçë, ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për restaurim.

Tërmeti i qershorit të 2019, shkaktoi dëme fatale për këtë muze që mban brenda tij 1111 objekte historike që datojnë që nga epoka e largët e neolitit e deri në mesjetën e hershme.

“Godina është shumë e hershme. Është afro 150 vjeçare, e ndërtuar në vitin 1870. Tërmeti i 2019 ka ndikuar në gjendjen e saj. Godina është monument kulture i kategorisë së parë. Në 2009 k pasur një rikonstruksion të çatisë, por mbase ka ardhur koha e një rikonstruksioni total.”

Godina është karakteristike korçare e një familjeje të pasur që priste mysafirë dhe në 1985 kjo godinë u kthye në muze. Ajo ka pasur disa restaurime por amortizimi i mëtejshëm, mund të çojë në dëmtim të pariparueshëm nëse nuk ndërhyhet.

“Objektet janë të rralla, unikale. Konceptimi për kohën ka qenë shumë modern, sepse ky muze nuk ka qenë vetëm një muze ku respektohej kronologjia, por kemi edhe shumë stenda tematike. Korça meriton të ketë një muze arkeologjik shumë modern.”

Objeketet unikale të ekspozuara në këtë muze kanë tërhequr vëmendjen e qindra turistëve shqiptarë e të huaj ndër vite, ndërsa Projekti për restaurimin e godinës është paraqitur në ministri dhe qeveri por deri më tani nuk ka asnjë sinjal që ky objekt mund të shpëtohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat