“Ndihmë 70 mln euro për vaksinën”, Soreca: BE dhe Shqipëria janë partnerë të privilegjuar

Shqipëria

“Ndihmë 70 mln euro për vaksinën”, Soreca: BE dhe Shqipëria janë partnerë të privilegjuar

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 15:00
Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së ne Shqipëri, Luigi Soreca ka theksuar se ka një bashkëpunim dhe partneritet të privilegjuar mes BE-së dhe Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor.

Soreca përmes një postimi në Twitter shprehet se gjatë krizës se COVID dhe tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerët e saj.

Ai  ka vlerësuar deklaratën e Komisionit Europian për miratimin e paketës prej 70 milionë euro për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor për të blerë vaksinën anti-Covid-19.

 “Gjatë krizës së COVID-19 dhe post tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të privilegjuar. BE vazhdon të veprojë me këtë frymë edhe në rastin e vaksinës.  70 milion € për të mundësuar fillimin e fushatave të vaksinimit për stafin mjekësore dhe grupet më të ndjeshme sa më shpejt të jetë e mundur me kontributin e drejtpërdrejtë të vaksinave nga Shtetet Anëtare të BE”, shkruan Soreca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat