Elisa Spiropali, kafe me veteranët e luftës në mëngjes, pasdite flet për tregun e Vlorës

Shqipëria

Elisa Spiropali, kafe me veteranët e luftës në mëngjes, pasdite flet për tregun e Vlorës

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pavarësisht situatës Covid, ndonëse nuk dihet nëse ka vijuar fushatën, apo është duke takuar njerëz në nevojë, tha se mëngjesin e sotëm e nisi në një kafe me veteranët.

“Kënaqësi ta pish kafen e mëngjesit me Komitetin e Veteranëve të LANÇ.

“Mirënjohje për kryetarin, Rustem Peçi, dhe Komitetin drejtues që më ftuan dhe më mirëpritën me një ngrohtësi të jashtëzakonshme”.

“Si pasardhëse luftëtari, stafetën e pranova me kënaqësi “, – tha ajo.

Pasdite ajo shkoi në Vlorë, ku u tha tregtarëve se do të ndërtohet një treg modern.

“Në tregun e Vorës ku së shpejti projekti i rindërtimit do transformojë të gjithë hapësirën në një qendër urbane moderne”, u shpreh Spriopali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat