Ministrja e Financave: Ja kush përfiton rritje pagash në Vitin 2021

Shqipëria

Ministrja e Financave: Ja kush përfiton rritje pagash në Vitin 2021

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 18:49
Anlia Denaj

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka treguar në emisionin Top Talk në Top Channel, se janë tre kategori në shëndetësi që do të përfitojnë rritje pagash.

Denaj ka thënë se vitin e ardhshëm rritje page do të kenë mjekët, infermierët dhe laborantët.  Sipas Denajt kjo do të mundësohet edhe me alokuimin më të madh të mbështetjes financiare për Shëndetësisë.

Denaj: Bilanci nuk ka përfunduar ende. 4 akte normative kemi pasur këtë vit. Në nuk vijmë vetëm nga goditja e pandemisë, por patëm edhe tërmetin dhe fatura financiare ka qenë akoma më e madhe. Në fillim të vitit patëm një shumë të konsideruar të alokimeve. Në raport me ndihmën tek individët, tek bizneset dhe tek shëndetësia. Kjo e fundit ka qenë në fokus dhe do të jetë edhe vitin e ardhshëm. Për të akomoduar spitalet, për të rritur fondet në ndihmë të tyre. Dhe vitin që vjen rritjen e rrogave, e mjekëve, infermierëve dhe laborantëve. Fatura më e rëndësishme vjen te shëndetësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat