12 miljet detare të Greqisë/ Muçollari: Nuk cënohemi! Si na la qeveria më 2008 pa vijë deti

Shqipëria

12 miljet detare të Greqisë/ Muçollari: Nuk cënohemi! Si na la qeveria më 2008 pa vijë deti

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 22:35
Artur Meçollari

Këtë të hënë në Log. me Endri Xhafon është folur në lidhje me dekretin e fundit të miratuar nga Greqia për zgjerimin me 12 milje në detin jon.

Në një panel të ftuarish është diskutuar mbi të drejtën që kishte Greqia për një zgjerim të tillë dhe pasoja që sjell ky vendim.

Ish-zëvendës Komandant i Forcave tona Detare Artur Meçollari nga Log. në ABC është shprehur se një zgjerim i tillë është e drejtë e secilit shtet dhe se marrëveshja me Shqipërinë është e pacenuar.

Muçollari ndër të tjera ka theksuar se një vendim i tillë dhe në këtë kohë bëhet për faktin e shfrytëzimit të burimeve ekonomike. Sipas tij tashmë vendi fqinj atë territor që ajo e kishte me të drejta sovrane e ka kthyer me sovranitet të plotë.

“Nga pikëpamja se si është shprehur është se kjo pikë që po krijojmë është në përputhje neni 3 i konventës theksin se kjo është një pikë që Greqia duhet të zgjerohet me 12 milje.

Pra duhet të jetë e fiksuar gjërësia e detit në të kundërt konventa nuk të lejon më shumë zgjerim, Greqia me këtë dekret ka vendosur vetëm vijën bazë.

Edhe mund të deklarohet, por problemi në Shqipëri është te fakti se është krijuar një ide se zgjerimi i detit të nga 6 në 12 milje do të krijojë probleme në marrëveshjen zyrtare. 

Në qoftëse do ti futemi metodologjia sipas vendimit të gjykatës ndërkombëtare kalon në tre faza përcaktimi i vijës me distanca të barabarta nuk influencon gjerësia, modifikimi i vijës për një vijë të ndershme , dhe hapi i tretë verifikimi i raportit të sipërfaqeve e gjithë procedura nuk influencohet nga gjërësia territoriale e detit.

Në 2009 gjërësia e detit të Shqipërisë ishte zero pasi në 2008 ishte shfuqizuar duke ngelur pa vijë të detit. Ndërsa kur ne u futëm në negociata nuk ishte gjerësis e detit territorial por vetëm vija. Marrëveshja është e pacënuar.

Neni 3 thotë se gjërësia e detit territorial është vetëm kufi i jashtëm qe ka të bëjë si një kufi ndarës mes vijës së detit të shtetit me atë ndërkombëtar, që do të thotë se në rastin e Greqisë ka ndryshuar baza e sipërme jo vijat anësore,

Greqia nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka marrë një territor të caktuar duke e kthyer në një det territorial pasi Mesdheu Qendror është i ndarë mes Italisë dhe Greqisë.

Atë territor që ajo e kishte me të drejta sovrane e ka kthyer me sovranitet të plotë”, ka thënë Muçollari.

Ndërkohë nga ana tjetër analisti Mentor Nazarko është shprehur se një zgjerim i tillë cenon dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat