Covid i merr jetën mësuesit të shkollës së mesme në Kukës

Shqipëria

Covid i merr jetën mësuesit të shkollës së mesme në Kukës

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 23:42
Nehat Sokoli

Koronavirusi i ka marrë jetën mësuesit të shkollës së mesme të Topojanit në Kukës, Nehat Sokoli.

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, me anë të një statusi në facebook ka shprehurt ngushëllimet për familjarët.

“Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe mësuesit të njohur kuksian Nehat Sokoli. Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal dhe të qytetarëve kuksian.U prehsh në paqe!”

Sokoli, ishte babai i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Siç edhe tregojnë vetë të afërmit në rrjetet sociale, ai ishte trajtuar për virusin fillimisht në në spitalin e Kukësit dhe më pas  në atë të Prizrenit.

“Për javë të tëra. Patëm shpresë se organizmi i fuqishëm do ta përballonte. Por më kot!Atë e prisnin nxënësit e shkollës së mesme në Topojan dhe gjithë miqësia e gjerë, pasi Nehati dallohej për përkushtimin e tij ndaj punës dhe shoqërisë ndaj të cilëve dhe ai kish ende shumë për të dhënë. Unë ruaj kujtimet më të mira dhe padyshim nuk do ta harrojmë kurrë!” shkruan një i afërm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat