Rama: Aeroporti i Kukësit do hapet në pranverë të 2021-shit

Shqipëria

Rama: Aeroporti i Kukësit do hapet në pranverë të 2021-shit

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:30
Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë konferencës online të fundit për këtë vit tha se aeroporti i Kukësit do hapet në pranverë të 2021-shit.

“Në pranverë aeroporti  i Kukësit në pranverë, uroj dhe lus zotin që të hiqet pengesa e fundit për aeroportin e Vlorës dhe në gjysmën e fundit të janarit të rihapen ofertat ndërkombëtare.

Të shoh më tutje të hyjmë në Vlorë e të grantojmë aeroportin e madh të jugut të Shqipërisë. Do të hyjmë në garë për Sarandën e kështu do të kemi panoramën e plotë të 4 aeroporteve shqiptare për të hyrë në dekadën e re të këtij shekulli. Porti i Durrësit si një ndër më të mirët të Mesdheut.

Jo si ky që është një turp në qytetin e dytë më të madh të Shqipërisë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat