Olta Xhaçka e pason Gent Cakajn, emërohet Ministre e Jashtme

Shqipëria

Olta Xhaçka e pason Gent Cakajn, emërohet Ministre e Jashtme

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:07
Olta Xhaçka

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale disa ndryshime të reja në kabinetin qeveritar.

Olta Xhaçka emërohet Ministre e Jashtme në vend të Gent Cakajt, ndërsa Ministrinë e Mbrojtjes do ta drejtojë Niko Peleshi.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE-së, si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë ky është momenti për t’ia kaluar bashkërisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme”.

Më herët, Gent Cakaj i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Rama ku pasi renditi disa nga sukseset e arritura që lidhen me OSBE-në, BE-në, NATO-n dhe ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor e konsideron të përfunduar kapitullin e shërbimit të tij në krye të diplomacisë shqiptare.

Gjithashtu, Cakaj shton se nuk dëshiron që të jetë pjesë e angazhimeve për fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat