‘Shtyhet afati i kolaudimit për ata që do e kryenin në janar’/ Balluku: Datën e publikojmë në…

Shqipëria

‘Shtyhet afati i kolaudimit për ata që do e kryenin në janar’/ Balluku: Datën e publikojmë në…

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:10
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka njoftuar gjatë konferencës me gazetarët se afati i kolaudimit të automjeteve do të shtyhet. Ajo tha se nuk ka ende një datë të përcaktuar ndërsa shtoi se nga data 1 Janar do të publikohen të dhënat e sakta.

“Koncesioni i procesit të kolaudimit përfundon më 31 Janar. Do ketë një shtyrje afati të cilin do ta bëjmë publik shumë shpejt. Në datë 1 Janar do përcaktojmë për sa kohë do të shtyhet ky afat”, tha Balluku.

Ajo bëri dhe një bilanc të vitit 2020 mbi projektet rrugore që janë realizuar brenda këtij viti ku më të rëndësishmit ka renditur segmentin Milot-Fier, bypass-in e Vlorës si dhe Unazën e Madhe në kryeqytet.

“Përsa i përket infrastrukturës rrugore, disa prej projekteve po vijon në mënyrë të shëndetshme. Kemi bypass-in e Vlorës që shpresojmë ta përfundojmë në pranverë. Kemi bërë publik një studim i cili sapo ka nisur të rrugës Berat-Ballaban që synon rritjen e fuqizimin e turizmit në këtë zonë. Jemi gati për segmentin e dytë të rrugës Milot-Fier. Kemi në studim bypassin e Gjirokastrës që është pjesa e tretë për këtë korridor.

Një pjesë e unazës së madhe është përfunduar. Një kantier kompleks përsa i përket nëntokës. Kantier 2.3 km dhe gjejmë një kompleksitet të jashtëzakonshëm. Edhe në atë kantier puna vijon pa problem. Segmenti më i rëndësishëm dhe që ka vëmendje nga mediat është rrethrrotullimi i Shqiponjës.  Po ecim mirë në atë kantier. Trafiku do menaxhohet përmes tuneleve. Kemi ecur me shpronësimet në ato zona. Nuk kemi vonesa në segmentin e pallatit me shigjeta” – tha Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat