"Më fal, s'po e mbaj dot"/ Analisti habit në studio, shpërthen në të qeshura papritur

Shqipëria

"Më fal, s'po e mbaj dot"/ Analisti habit në studio, shpërthen në të qeshura papritur

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 22:59
Emisioni

Teksa flitej mbrëmjen e sotme për ndryshimet në qeveri dy ditë para ndërrimit të viteve në studion e Open, analisti Agron Gjekmarkaj ka shpërthyer në të qeshura papritur.

Kjo pasi ai u pyet nga moderatorja Eni Vasili lidhur me largimin e Gent Cakajt nga posti i ministrit të Jashtëm.

“Më fal, se më kapi e qeshura, nuk po e mbaj dot,” tha Gjekmarkaj.

“Po pse qesh, me Cakajn?,” pyeti moderatorja.

“Po sigurisht me Cakajn, më vjen për të qeshur me të, ishte një personazh për të qeshur, nuk kishte pikë rëndësie në atë post. Kujtoj Ditmir Bushatin, ishte i denjë sepse asgjë nuk ekzistonte kundër tij, po megjithatë edhe Cakajt kot i bie në qafë se nuk kishte faj ai, fajet i ka Rama,” tha Gjekmarkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat