Koka: Policia ka shkelur ligjin disa herë në 2020, rasti i Klodian Rashës ishte kulmi

Shqipëria

Koka: Policia ka shkelur ligjin disa herë në 2020, rasti i Klodian Rashës ishte kulmi

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 23:21
Spartak Koka

I ftuar në Tempora, gazetari Spartak Koka u shpreh se rasti i Klodian Rashës tregoi se policia ka tejkaluar kompetencat dhe zbatimin e ligjit disa herë për vitin 2020.

Koka: Rasti i Klodian Rashës tregoi se policia ka tejkaluar kompetencat dhe zbatimin e ligjit disa herë për vitin 2020.

Vrasja e Rashës ishte vetëm kulmimi i kësaj sjelljeje. Ne kemi parë në këtë vit akte brutaliteti të policisë, jo të përdorimit të forcës konform ligjit.

Po ashtu një gjuhë represive dhe të ashpër të drejtuesve të policisë, çka nisi një reagim disproporcional të policisë duke çuar deri te rasti i Klodian Rashës, ku veprime në shkelje të hapur të ligjit, treguan se sa e rëndë është kur policia del nga shinat ligjorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat