Tempora – 11 muajt e Yuri Kim në Shqipëri, si po shkon “lufta” për reformën në drejtësi

Shqipëria

Tempora – 11 muajt e Yuri Kim në Shqipëri, si po shkon “lufta” për reformën në drejtësi

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 09:07
Yuri Kim

Në 22 janar 2020 ambasadorja Yuri Kim shkel tokën shqiptare.

Pas Mariza Linos dhe Marcie Ries, ambasadorja Yuri Kim është e treta ambasadore femër që do të drejtojë ambasadën e aleatit tonë strategjik, SHBA.

Mesazhin e parë për qytetarët shqiptarë ambasadorja Yuri Kim e dha në selinë e ambasadës amerikane në Tiranë.

Ishte ky momenti kur diplomatja amerikane vecoj prioritetet e punës së saj.

E për ta theksuar edhe më shumë mesaszhin e saj Yuri kim foli edhe në shqip.

Përgjatë gjithë punës së saj në Tiranë, në këtë vit të vështirë, jo vetëm për shkak të pandemisë, Yuri Kim ishte ajo që uli në një tryezë shumicën dhe opozitën jashtë parlamentare për të miratuar reformën zgjehdore.

Diplomatja amerikane ka qenë e drejtpërdrejtë në qëndrimet e saj dhe që në krye të herës kërkoi zbatimin e reformës në drejtësi.

Nuk ka më kohë, duhet të batohen vendimet e Komisionit të Venecias, Kushtetuta e Shqipërisë këmbëngulte diplomatja amerikaane, madje duke përcaktuar edhe afate.

Duket se politika shqiptare ka nevojë për ultimatume, urdhra të partnerëve tanë ndërkombëtar.

Kështu ndodhi edhe me gjykatën Kushtetuese.

Parlamenti pak ditë më parë miratoi anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, i cili në fakt mundëson edhe vëneine në funksion të Kushtetueses.

Më në fund kemi një gjykatë kushtetuese, por Ambasadorja vijon në këmbënguljen e saj për ngritjen dhe vënien në funksion të institucioneve të reja të drejtësisë.

Në 22 dhjetor ambasadorja Kim premtonte mbështetje të madhe dhe për dy nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë SPAK dhe BKH.

Këmbëngulja e ambasadores amerikane qe e fortë dhe arriti deri në kërcënime direkte ndaj lidereve shqiptar.

Investimi për krijimin e institucioneve të drejtësisë nuk pyeti as për shkelje afatesh kushtetuese, ligjesh apo kritika nga brenda dhe jashtë.

Ambasadorja amerikane kërkonte me çdo kusht shmangien e dështimit të ngritjes së institucioneve të drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat