Pandemia nuk tremb emigrantët/ Ja sa shtetas kanë hyrë në pikat kufitare

Shqipëria

Pandemia nuk tremb emigrantët/ Ja sa shtetas kanë hyrë në pikat kufitare

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 12:32
Ilustrim

Emigrantët shqiptarë vijojnë të kthehen në atdhe për festat e fundvitit.

Nga të dhënat e fundit vihet re se gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë, kanë hyrë 498 shtetas dhe 160 mjete.

Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 2129 shtetas dhe kanë dalë 1871 shtetas.

Deri tani nuk paraqiten probleme dhe lëvizja vijon e qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat