U shua ditën e sotme, amaneti i regjisorit Dhimitër Orgocka

Shqipëria

U shua ditën e sotme, amaneti i regjisorit Dhimitër Orgocka

Më: 1 janar 2021 Në ora: 14:47
Dhimitër Orgocka

U shua sot regjisori i njohur korçar, Dhimitër Orgocka. Prej dy ditësh ai ka qenë i shtruar në spital, pas një hemorragjie celebrale.

Mediat në Korçë kanë publikuar edhe amanetin e artistit të madh. 

Postimi në Facebook

Ky vit i ri ka nisur me një lajm të hidhur për artin shqiptar.

Ndërron jetë regjisori i famshëm korçar Dhimitër Orgocka. Orgocka ka qenë dje i shtruar në spital ndërkohë që ka pësuar hemoragji cerebrale

Amaneti i fundit që profesor Dhimitër Orgocka ka patur nga bisedat me disa media ka qenë pallati i kulturës në Maliq, i cili mban emrin e tij, i cili u dogj në dhjetor të 2016 dhe vazhdon ende të jetë rrënojë. U prehsh në paqe profesor Dhimitri! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat