U dehën në darkën e fundvitit, ky është 42-vjeçari që u vra me thikë nga kunati

Shqipëria

U dehën në darkën e fundvitit, ky është 42-vjeçari që u vra me thikë nga kunati

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:04
Vladimir Zvezhda

Ky që shikoni në foto është Vladimir Zvezhda, 42-vjeçari që u vra në orët e para të vitit 2021 nga kunati i tij Klajdi Shundi pasi kishin darkuar dhe ishin dehur në banesën e këtij të fundit.

Burime bëjnë me dije për ABC se ata janë konfliktuar për motive të dobëta e më pas Shundi e ka qëlluar kunatin e tij me thikë në qafë teksa ky i fundit po largohej.

Zvezhda u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi t’i mbijetojë goditjes së rëndë.

Ndërkohë autori 34-vjeçar u vu menjëherë në prangat e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat