Përreth botës më këmbë/ Aventurat e indianit që viti i ri e gjeti në Shqipëri

Shqipëria

Përreth botës më këmbë/ Aventurat e indianit që viti i ri e gjeti në Shqipëri

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:52
Nitin Sonaëane

Prej 7 vjetësh, Nitin Sonaëane nga India po i bie botës përqark, më këmbë. gjatë ndalesës në berat ai na tregon arsyet e këtij udhëtimi.

“Po udhëtoj në këmbë përreth botës për të festuar 150 vjetorin e Mahatma Gandhi. Arsyeja perse jam këtu ka të bëjë me shqiptarët, konkretisht me gruan e vecantë, Nene Tereza e cila shërbeu në Indi”

Marshimi i paqes siç e quan ai, nisi nga India

“Unë kam udhëtuar në 42 shtete. Ndonjëherë është e vështirë për arsye të gjendjes fizike, pasi kam pësuar një lëndim në këmbë në Ugandë ku nuk mund te ecja. Por mirësia e njerëzve që unë takoj me inkurajonë që  të vazhdoj ecjen time  nga njeri shtet ne tjetrin, pra janë njerëzit ata që më inkurajojne ta bëj këtë dhe ma bëjnë këtë udhëtim më të lehtë.”

Ai ecën cdo ditë nga 6-9 ore duke përshkuar rreth 30 km ne dite.   Niset rreth orës 6 apo 7 te mëngjesit dhe në dimër ndalet rreth orës 16 për të gjetur një vend ku të qëndrojë dhe të gatuajë. atje ku e gjen nata në mal, pranë lumit por edhe në lavazh makinash apo në varreza sic i ka ndodhur në Shqipëri. në rrugëtimin e tij të pazakontë Nitin ka njohur shumë njerëz që e kanë ndihmuar.

“Për arsye te Covid tani unë nuk mund të takoj dot shumë njerëz dhe kam zgjedhur të qëndroj në një çadër vetëm. Më përpara unë qëndroja me njerëz, haja me ta, bisedoja, vizitoja dyqanet, shikoja mënyrën e jetës së tyre, traditat ne vendet ku jetonin çka përbën dhe qëllimin e udhëtimit tim: siç është edhe mesazhi i Mahadma Ghandi, te shohim paqen tek njeri-tjetri.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat