Ndryshimet në qeveri mbledhin të hënën Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme

Shqipëria

Ndryshimet në qeveri mbledhin të hënën Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme

Më: 2 janar 2021 Në ora: 12:04
Edi Rama

Para disa ditësh kryeministri Rama njoftoi ndryshimet e reja në qeveri, ku Olta Xhaçka u dekretuar nga Presidenti Meta si ministre e Jashtme dhe Niko Peleshi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjë që ka sjellë mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ndërkohë kuvendi ka vendosur të mblidhet të hënë më 4 janar 2021 në orën 17:00 për të miratuar dekretet e presidentit Ilir Meta.

Kuvendi i Shqipërisë nis sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj ka bërë që ajo të mblidhe 2 javë më parë në një seancë të jashtëzakonshme.

Presidenti Ilir Meta dekretoi mëngjesin e 31 dhjetorit Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin. Emërimi i Otla Xhaçkës në krye të Ministrisë së Jashtme u bë pas dorëheqjes së Gent Cakaj, ndërsa është vlerësuar edhe nga ambasadorja Yuri Kim duke e konsideruar si një aleate të shkëlqyer.

Në vend të Xhaçkës është emëruar Niko Peleshi, i cili është rikthyer sërish në qeveri në postin e Ministrit të Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat