Festat ulin testimet, 9 të vdekur dhe 675 të infektuar në dy ditë

Shqipëria

Festat ulin testimet, 9 të vdekur dhe 675 të infektuar në dy ditë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

675  raste të reja pozitive dhe 9 humbje jete është bilanci i 48 orë të fundit në vendin tonë nga Covid.

Në datën 1 Janar, janë kryer 1858 testime në të gjithë vendin dhe kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë, në këto bashki:

154 raste në Tiranë, 33 rastë në Shkodër, 23 raste në Durrës, 20 raste Lushnje, 14 raste në Vlorë, 13 raste në Kurbin, 12 raste në Elbasan, Mat, 8 raste në Korçë, Sarandë, Dibër, 7 raste në Berat, Rrogozhine, Kavajë, Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Malësi e Madhe, Krujë, 4 raste në Skrapar, Bulqize, Pogradec, Gjirokastër, Mirditë, Fier, 3 raste në Kukës, Vau Dejës, Kolonjë, Gramsh, Shijak, 2 raste në Cërrik, Vorë, Kuçovë, Delvinë, 1 Lezhë, Has, Pukë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Roskovec, Peqin, Klos, Poliçan.

Janë shëruar 304 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID u trajtuan 293 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID 19; 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 65-83 vjeç.

Ndërkohë për 24 orët e fundit kemi 1025 testime, nga të cilat janë konfirmuar 268 raste pozitive, identifikuar në këto bashki:

49 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë,  15 raste në Sarande dhe Dibër, 11 raste në Lushnje dhe Kurbin, 8 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kamëz, Krujë dhe Berat, 5 raste në Gramsh, Tepelenë, Mirditë, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, 3 raste në Vorë, Klos, Vau Dejës, Kavajë, Lezhë, Durrës, 2 raste në Kukës, Mallakastër, Permet, Divjak, Skrapar, Cërrik, 1 rast në Patos, Kuçovë, Bulqizë, Delvinë, Mat, Pukë, Has, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 415 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,353 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID 19;  1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fier dhe 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-80 vjeç.

COVID-19 – Statistika (02 Janar 2021)

Testime totale            265,793

Raste pozitive             58,991

Raste të shëruara       34,353

Raste Aktive                23,448

Humbje jete                1190

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13602

Fier  1670

Shkodër   1305

Durrës  1162

Vlorë   969

Korçë    961

Lezhë  892

Elbasan 884

Berat  766

Gjirokastër 484

Kukës 409

Dibër  346

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat