Covid-19, 80% e rasteve të të infektuarve të vitit 2021 janë pensionistë

Shqipëria

Covid-19, 80% e rasteve të të infektuarve të vitit 2021 janë pensionistë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Viti 2021 shënoi sërish raste në rritje të të infektuarve me Covid-19 në qarkun e Beratit.

31 është numri i rasteve të raportuara me Covid-19 në dy ditën e para të këtij viti.

Burime brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se nga testimet e kryera në këtë institucion në dy ditët e para të janarit rezultojnë 19 shtetas “pozitiv”,13 në Berat dhe 6 në Urë-Vajgurore.

Të njëjtat burime pohojnë se 14 raste i përkasin moshave të treta, pra 80% e këtyre rasteve janë pensionistë dhe pjesa tjetër të papunë.

Mes këtyre rasteve është konfirmuar “pozitive” një mësuese në shkollën e mesme të muzikës “Ajet Xhindole” në Berat.

Të dhënat e mësipërme i përkasin testimeve të kryera nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat, ku përveç Beratit testohen edhe banorët e Urës-Vajgurore, ndërkohë që qytetet Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan i kryejnë testimet në qendra të hapura posaçërisht për testime, brenda institucioneve përkatëse të shëndetit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat