Rama: Vlorën do ta bëjmë ndër destinacionet më tërheqëse të Mesdheut

Shqipëria

Rama: Vlorën do ta bëjmë ndër destinacionet më tërheqëse të Mesdheut

Më: 3 janar 2021 Në ora: 20:27
Edi Rama

Në fund të ditës së mbushur me disa inspektime të punimeve dhe investimeve në qytetin e Vlorës, kryeministri Rama njëkohësisht deputet i këtij qarku, ka postuar disa foto në rrjetet sociale me një mesazh drejtuar vecanërisht vlonjateve.

Ai thotë se ky qytet do të bëhet ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut, ndonëse ishte braktisur për 20 vite.

Vlorën do ta bëjmë një ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut, mu ashtu siç ajo e meriton për bukurinë magjepsëse që i ka falur Zoti, siç e meriton ta ketë atë krejt shqiptaria dhe siç do të ishte me siguri sot, nëse nuk do t’ia kishin humbur njëzetë e kusur vitet e para të lirisë, duke e braktisur dhe lënë në mëshirën e fatit!

Kohën e humbur si s’ka më keq nga ata që na pararendën nuk e kthejmë dot më, por Vlorën dhe Shqipërinë që duam do ta bëjmë me se s’bën një hapësirë jetese të denjë për njerëzit e këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat