Si është gjendja e akseve rrugore pas reshjeve të borës në juglindje të vendit

Shqipëria

Si është gjendja e akseve rrugore pas reshjeve të borës në juglindje të vendit

Më: 4 janar 2021 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës në juglindje të vendit ka pasur reshje bore me intensitet të ulët.

Autoritetet theksojnë se ka vijuar puna për mirëmbajtjen e akseve rrugore Korçë-Voskopojë dhe Boboshticë-Dardhë. Po ashtu raportohet se qarkullimi vijon normalisht dhe pa zinxhirë.

Reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë në zonën e Dardhës ku trashësia e borës nga km 8-16  varion nga 15-20 cm.

Megjithatë, ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat