Në juglindje, 20 cm dëborë/ Dita e pushimit po shfrytëzohet për turizëm

Shqipëria

Në juglindje, 20 cm dëborë/ Dita e pushimit po shfrytëzohet për turizëm

Më: 4 janar 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Bora ka nisur gjatë natës në disa zona të Korçës duke arritur trashësinë nga 5-20 cm.

Për këtë stinë është hera e parë që në këtë qark bie kaq borë ndërsa për ata pushues që gjenden ende në Korçë ka sjellë një kënaqësi të veçantë. Në Dardhë bora ka arritur trashësinë 20 cm ndërsa situata normale për stinën e rikthen atë në vëmendjen e destinacioneve më të bukura dimërore.

Për shkak të borës që zbardhi Dardhën, të tjerë pushues u nisen drejt fshatit turistik.

Aktualisht rruga që çon drejt Dardhës është e kalueshme pa probleme ndërsa autoritetet tërheqin vëmendjen për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të jenë të pajisur me zinxhirë.

5 cm borë kanë rënë edhe në Voskopojë e Qafën e Qarrit por në rrugë nuk janë shkaktuar probleme duke e bërë udhëtimin më të lehte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat