A mund ta marrin vaksinën personat që e kanë kaluar Covid, flet epidemiologu

Shqipëria

A mund ta marrin vaksinën personat që e kanë kaluar Covid, flet epidemiologu

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:34
Ilir Alimehmeti

Në Shqipëri vaksina antiCovid pritet të vijë në javën e tretë të janarit.  I ftuar në një intervistë për Ora News epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se tek ne numri i vaksinave është tejet i ulët ndaj duhen bërë prioritetet. Ai tha se është e rekomandueshme që mund ta bëjnë vaksinën dhe ata që kanë kaluar Covid por nuk janë prioritet sepse imuniteti natyror që kanë fituar i mbron.

Ilir Alimehmeti për Ora News:  Është e rekomanduar që mund ta bëjnë vaksinën dhe ata që e kanë kaluar vaksinën por imuniteti natyror patjetër mbron. Ka një mbrojtje afatgjatë. Efekti i ri infektimit është shumë i ulët me këtë virus. Do të thotë imuniteti natyror, vlen ecën dhe në këtë moment që flasim mbron. Studimet kanë nxjerrë që ri infektimi është gjë shumë e rrallë dhe përgjithësisht asimptomatik  që do të thotë një person që e ka kaluar, nuk është priroritar  për kryerjen e vaksinës. Tek ne numri i vaksinave është tejet i ulët pra duhet të bëjmë prioritete. Do shkojmë te grupet prioritare. Një person që e ka kaluar nuk është prioritar.

Epidemiologu tregoi se antitrupat pas kalimit të virusit ulen por trupi mban qeliza kujtesë të cilat në rast të ri infektimit futen në lojë me shpejtësi më të madhe

Ilir Alimehmeti për Ora News:  Imuniteti është shumë më i komplikuar. Ne dimë ndoshta një copë të vogël të historisë së imunitetit. Megjithatë përderisa kemi teste që bazohen vetëm ne IGG dhe IGM është krijuar kjo ideja që kaq është imuniteti ynë. Vetëm këto dy lloj antitrupash. Ndërkohë imuniteti ynë ka dhe disa lloje qelizash të tjera.  Nga ana tjetër kemi përgjigjen qelizore që nuk e masim fare dhe si rrjedhojë mendojmë që nuk ekziston.  E më pas kur zhduket problemi është normale që antitrupat bien sepse është e kotë të mbash një ushtri në lojë kur nuk ke një luftë.  Atëherë trupi ul antitrupat por mban disa qeliza kujtese. I ruan ato që në rast se riekspozohet futen në lojë me një shpejtësi shumë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat