Kërcënohen banorët e Sharrës, protestën kundër zaptimit të tokave nga landfilli e marrin në dorë gra e fëmijë

Shqipëria

Kërcënohen banorët e Sharrës, protestën kundër zaptimit të tokave nga landfilli e marrin në dorë gra e fëmijë

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:43
Pamje nga video

Banorët e Sharrës, të prekur nga ndërtimi i landfillit kanë dalë në protestë sërish jo vetëm për të kërkuar kompensimin e tokës që u është zënë, por edhe për të denoncuar presionet që u janë bërë për të mos protestuar. Ata paralajmërojnë se do të ngrenë zërin më fort, deri në dëmshpërblimin e plotë.

Me pankarta në duar, banorët e Sharrës janë ngritur në protestë për të disatën herë për të kërkuar kompensimin për tokën që u mori landfilli.

Ata thonë se u janë bërë presione të shumta nga persona të ndryshëm që të mos ngrenë zërin.

“Ne u tërhoqëm se na kanë bërë kërcënime, mos dilni më se do tu marrim në rajon. Të tre çunat e kanë emrin atje, nuk dalin dot më dhe dalim ne gratë. Jemi rreth 15 shtëpi po nuk dalin dot nga kërcënimet.”

“Na ka kërcënuar edhe policia, nuk na japin asnjë rrugëzgjidhje.”

“Burri im e ka emrin në prokurori, se e kanë çuar në polici burrin dhe prandaj nuk dalin”.

“Burrin kanë qenë duke e hequr nga puna, lajmëroi drejtoria e këtyre (landfilli).”

Edhe pse pak në numër ata shprehen se protestat do ti vijojnë deri në kompensionin e plotë të tokave.

“Do të vazhdojmë deri sa të na japin rrugëzgjidhje.”

“Të japë përgjigje Erion Veliaj apo kryeministri, të thonë që jeni të sigurt, të paktën të na lënë shtëpiat. Të na vlerësojnë me lekë dhe aton toka që na kanë marrë.”

“Do të vazhdojmë deri në pikë të fundit, të na lënë të qetë, na i kanë marrë tokat komplet, po na marrin dhe shtëpitë. Ku do të shkojmë ne?”

Prej gati 3 muajsh, banorët e Sharrës po presin një përgjigje nga bashkia e Tiranës dhe landfilli për projektin e zgjerimit e këtij të fundit por deri më tani palët kanë heshtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat