Kreu i ri i Gjykatës Kushtetuese, ja kush janë pretendentët dhe procedura

Shqipëria

Kreu i ri i Gjykatës Kushtetuese, ja kush janë pretendentët dhe procedura

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:50
Ilustrim

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese gjatë ditëve të fundit të vitit 2020 ne presionin e SHBA dhe BE, duke tejkaluar kuorumin minimal prej gjashtë anëtarësh, pritet të pasohet me zgjedhjen e kryetarit të kësaj gjykate.

Që në dhjetor të vitit 2018, kur Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra kryetarin Bashkim Dedja, kompetencat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese i ushtron Vitore Tusha, anëtarja e vetme që i shpëtoi furtunës së Vetingut.

Te ciles per hir te se vertetes ka tre vite qe i ka skaduar m,andati si anetare dhe per me teper ka mbushur dhe moshen e pensionit

Shtatë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen gjatë ditëve në vijim, ku përpos shqyrtimit të dosjeve të para në seancë plenare, do të nisin edhe procedurat e zgjedhjes së kryetarit të gjykatës.

Seanca për zgjedhjen e kryetarit duhet të drejtohet sipas ligjit nga gjyqtari më i vjetër në detyrë, konkretisht nga Vitore Tusha.

Kryetari i Kushtueses zgjidhjet njëri nga anëtarët me votim të fshehtë, ndonese jane ne “loje” per t’u zgjedhur anetrar te Kushtetuese dhe tre perfaqesues te Gjykates se Larte, te cileve me kete rast i mohohet mundesia qe te zgjedhin apo te zgjidhen ne krye te institucionit me te larte te drejtesise ne Shqiperi!

Kandidati duhet të marrë të paktën pesë vota pro. Kryetari ka mandat 3-vjeçar si dhe ka të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Kryetari i zgjedhur i Kushtetueses, në përfundim të procedurave të zgjedhjes, njofton Presidentin e Republikës dhe kryetarin e Kuvendit.

Nuk përjashtohet as mundësia që edhe Vitore Tusha të kandidojë për kryetare, por një vendim i tillë mund të ishte i diskutueshëm, pasi zonjës Tusha i ka mbaruar mandati si anëtare e Gjykatës Kushtetuese që në vitin 2017, por që sipas ligjit mund të qëndrojë në detyrë deri kur të zëvendësohet.

Ndërkaq, sa i takon kompetencave, kryetari i Kushtetueses përgatit, thërret dhe drejton seancat plenare të gjykatës përfaqëson gjykatën në marrëdhënie me palë të tjera, bashkërendon punën midis gjyqtarëve, nënshkruan aktet e gjykatës si dhe emëron dhe largon nga detyra personelin administrativ, duke marrë edhe masa disiplinore ndaj punonjësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat