Në stadiumin “Air Albania” janë ngritur qendrat e para të vaksinimit kundër COVID-19, Rama tregon sa doza ka siguruar deri tani

Shqipëria

Në stadiumin “Air Albania” janë ngritur qendrat e para të vaksinimit kundër COVID-19, Rama tregon sa doza ka siguruar deri tani

Më: 4 janar 2021 Në ora: 17:09
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot qendrat e para të vaksinimit të vendosura në stadiumin “Air Albania”.

Ministrja Manastirliu u shpreh se si fillim procesi do të nisë në Tiranë për tu përhapur më pas në të gjithë Shqipërinë. Ajo theksoi se grupet e para që do të marrin dozën janë ato të katër spitaleve COVID.

Nga ana tjetër kryeministri Rama tha se Shqipëria do t’i vijnë në ndihmë edhe mjekëve që punojnë në spitalin COVID në Prishtinë, duke i pritur ata në Tiranë dhe vaksinuar.

Po ashtu ai tregoi se Shqipëria ka mundur të sigurojë rreth 500 mijë doza.

Rama: Jemi në një fazë shumë pozitive.  Kemi siguruar 500 mijë vaksina dhe kemi garantuar një trend vaksinimi që i përgjigjet strategjisë. Do presim dhe mbështesim menjëherë spitalin COVID të Prishtinës dhe strukturën spitalore të tij. Do jemi pranë tyre pa asnjë hezitim. Ajo që është e rëndësishme është që për gjithë këtë punë janë bërë gjithë ato përgatitje dhe ne nuk jemi asnjëherë një hap pas asaj që vjen, por jemi një hap para.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat