Shi dhe erë/ Mot i keq në Berat, pema rrëzohet në mes të rrugës

Shqipëria

Shi dhe erë/ Mot i keq në Berat, pema rrëzohet në mes të rrugës

Më: 4 janar 2021 Në ora: 18:23
Foto

Moti i keq, i shoqëruar me shi dhe erë të fortë ka rrëzuar në mes të rrugës automobilistike në Berat, një pemë të lartë.

Pema ka rënë në lagjen “30 Vjetori”, 500 metra larg Spitalit Rajonal Berat. Rrëzimi i pemës në rrugën ku nuk kalojnë vetëm automjetet, por edhe banorët e lagjes, ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugë, në njërin krah.

Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, pasi në momentin e rrëzimit të pemës në rrugë nuk ka pasur lëvizje mjetesh e kalimtarësh. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Repartit Zjarrfikës, që po ndërhyjnë për të prerë pemën dhe për ta larguar atë nga rruga, duke mundësuar kështu vijimin e qarkullimit normal të mjeteve në këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat