Votimi i ministrave të rinj, Soreca: Presim të vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë në BE

Shqipëria

Votimi i ministrave të rinj, Soreca: Presim të vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë në BE

Më: 4 janar 2021 Në ora: 20:56
Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca uroi dy ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë, ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Dy ministrat u votuan sot në një seancë të jashtëzakonshme që u mbajt në Kuvend.

“Presim të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndihmuar Shqipërinë të ecë shpejt në rrugën e saj të pranimit në Bashkimin Europian”, deklaroi Soreca.

Soreca po ashtu falënderoi edhe ish-ministrin Gent Cakaj për bashkëpunimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat