“Pronotuan një dhomë dyshe, morën çelësat dhe…” , si u ndaluan në hotel nga dy policë civilë adoleshentet nga Tirana

Shqipëria

“Pronotuan një dhomë dyshe, morën çelësat dhe…” , si u ndaluan në hotel nga dy policë civilë adoleshentet nga Tirana

Më: 5 janar 2021 Në ora: 16:07
Ilustrim

Zbardhen detaje të reja nga gjetja e dy vajzave të mitura nga Tirana në Përmet, të cilat ishin larguar nga banesa që prej 1 janarit.

Mësohet se dy shoqet adoleshente janë gjetur në një dhomë hoteli në këtë qytet.

Në Përmet ato kishin mbërritur ditën e sotme nga Saranda me një mjet furgon.

Ka qenë ora 10:10 e paradites së sotme, 5 janar, kur vajzat janë paraqitur në recepsionin e hotelit ku edhe kanë prenotuar një dhomë dyshe për qëndrim.

Por sapo kanë marrë çelësat e dhomës ato janë ndaluar nga dy policisë civilë të komisariatit të Përmetit, ende pa u ngjitur në katin e dytë.

Ato kanë qenë të pashoqëruara.

Siç mëson Ora News, policia kishte vënë në përgjim tefonat e dy vajzave prej ditësh.

Hoteli ku u gjetën vajzat survejohet nga kamera sigurie, të cilat pritet të sekuestrohen nga policia.

Dy vajzat u larguan më 1 janar nga banesat e tyre në Tiranë. Prindërve u kishin thënë se do të shkonin për vizitë tek njëra tjetra për Vit të Ri ndërsa me vete kanë marrë edhe para, kartat e identitetit dhe disa veshje.

Vajzat u gjetën sot, 5 janar, në një hotel në Përmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat