U zhdukën për 4 ditë/ 16-vjeçaret qëndruan 2 ditë në Sarandë, më pas prenotuan dhomë në...

Shqipëria

U zhdukën për 4 ditë/ 16-vjeçaret qëndruan 2 ditë në Sarandë, më pas prenotuan dhomë në...

Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:55
Ilustrim

Vajzat 16-vjeçare, të cilat humbën kontaktet me familjarët më datë 1 janar të këtij viti u gjetën ditën e sotme.

Këto të fundit u larguan për 4 ditë nga shtëpitë e tyre pa lënë asnjë gjurmë.

Ndërkohë, sipas dëshmisë së tyre të dhënë në praninë e psikologes, vajzat thanë se u larguan për shkak se prindërit e tyre nuk silleshin mirë me to, duke këmbëngulur se nuk i ka detyruar asnjë person tjetër të largoheshin.

Por, disa çaste më parë janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me zhdukjen e tyre, ku tashmë thuhet se dy adoleshentet qëndruan dy ditë në Sarandë dhe më pas u nisën drejt Përmetit ku morën dhomë dyshe në një hotel, ndërsa ishin të shoqëruara nga një 45-vjeçar që nuk është identifikuar ende. Të miturat e njihnin zonën, pasi kishin udhëtuar edhe më herët me familjarët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat