Rama në Turqi, pas takimit kryeministri do të hajë edhe bakllavanë e Erdoganit

Shqipëria

Rama në Turqi, pas takimit kryeministri do të hajë edhe bakllavanë e Erdoganit

Më: 6 janar 2021 Në ora: 11:17
Rama dhe Erdogani

Kryeministri Rama do të pritet sot në një takim në Ankara nga Presidenti i Turqisë Rexheb Tayyib Erdogan.

Presidenca turke thekson se Rama do të pritet me një ceremoni shtetërore nga Erdogani dhe gjatë takimit do të nënshkruhen disa marrëveshje mes dy vendeve "në kuadër të rritjes së bashkëpunimit".

Në përfundim të takimit, Erdogani do të japë edhe një drekë zyrtare për Ramën dhe delegacionin që e shoqëron, ku gjasat janë që të mos mungojë edhe bakllavaja, një specialitet i turqve.

Erdogani e ftoi në mënyrë të beftë Ramën në Turqi dhe duket se zhvillimi lidhet me marrëveshjen e detit me Greqinë, për të cilën turqit janë tepër të interesuar pasi përmes saj preken në mënyrë direkte edhe ujërat e tyre në Egjeun Lindor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat