“Kryetari i Bashkisë ka prodhuar rritje të çmimeve” Shehaj: Bizneset e ndershme marrin para me fajde për të mbijetuar

Shqipëria

“Kryetari i Bashkisë ka prodhuar rritje të çmimeve” Shehaj: Bizneset e ndershme marrin para me fajde për të mbijetuar

Më: 6 janar 2021 Në ora: 23:27
Brisida Shehaj

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj në një intervistë për Ora News ka thënë se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prodhuar rritje të çmimeve.

Shehaj ka vijuar fjalën e saj duke theksuar se në Tiranë nuk është lënë cep pa ndërtuar, ndërkohë që e cilëson Shqipërinë si një vend me anomali shumë të mëdha përsa i përket tregut të ndërtimeve.

Shehaj: Pas vitit 2016 gjithçka mori fund, arroganca bëri të vetën, qendërzimi i parave publike në 2-3 duar, shtimi i parave të zeza në ekonomi që nuk po prodhojnë asgjë.

Ke një kryetar bashkie që thotë se do të rrisë taksën që të ndaloj ndërtimin, që të mos kenë dëshirë biznesmenët të marrin leje ndërtimi. Plasi bum, s’ka lënë cep pa ndërtuar, madje edhe një kuadrat të vogël të kesh ai do të të japë leje që të ndërtosh. Thjesht ka prodhuar rritje çmimesh.

Jemi një vend me anomali shumë të mëdha. Kur ke një ofertë shumë të lartë dhe një kërkesë shumë të ulët, çmimet nuk rriten do të ulen. Ideja është që të shesësh.

Shehaj ka thënë se çmimi i banesave është kaq i lartë për shkak se taksat janë shumë të larta, ndërkohë që vijon më tej duke thënë se investitorët nuk janë biznesmenë të rregullt, por pastrojnë paratë.

Shehaj: Çmimin e lartë e mban e para taksa që është 105 euro për çdo metër katror dhe e dyta që këto nuk janë investime të biznesmenëve të rregullt, por janë pastrim parash. Ai që vjen për të bërë pastrim parash se e pastroi në 2020, se e pastroi në 2021 apo në 2022 nuk ka problem. Një biznesmen që investimin e ka kur ka shpenzuar të gjithë likuiditetin e tij, ai sigurisht do një turn over shumë të shpejt, sepse ka taksa për të paguar dhe punonjës.

Këtu biznesi është në pastrimin e parave, kurse biznesi i rregullt ka përfunduar te fajdet. Nuk flet askush që po marrin para me fajde, nuk i drejtohen me sistemit bankar. Se ka 1001 procedura, norma interesi, ka kosto lëvrimi kredie, ia jep kredia pas 6 muajsh ato para. Atij i duhen sot, sepse në një treg pandemie do të mbijetojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat