Përmeti tregon eksperiencën e tij me covid: Në Turqi mjekët më dhanë pak shpresë për jetën

Shqipëria

Përmeti tregon eksperiencën e tij me covid: Në Turqi mjekët më dhanë pak shpresë për jetën

Më: 6 janar 2021 Në ora: 23:36
Andi Përmeti

I ftuar në Arena, deputeti Andi Përmeti tregoi eksperiencën e tij me Covid-19, duke thënë se 90% e mushkërive të bllokuara, sot pas 70 ditëve lëviz me vështirësi.

Andi Përmeti: Ndihem më mirë, por jam në fazë rikuperimi. Jam infektuar dy herë. Njëherë në qershor me temperaturë, jam infektuar pas 4 muajsh e gjysmë me simptoma shumë të rënda. 90% e mushkërive të bllokuara, sot pas 70 ditëve lëviz me vështirësi.

Në Turqi mjekët më dhanë pak shpresë për jetën. Jam 33 vjeç, nuk kam pirë kurrë duhan, nuk kam pasur sëmundje të tjera, ndaj duhet të tregoni kujdes. Mos dëgjoni konspiracionit, ky virus vret dhe merr jetë.

Mjekët e mi në Turqi pretendonin se kishte shumë raste që infektoheshin dy herë, ndërsa mjekët në Amerikë më thane se kishte nga ata që ishin infektuar për herën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat