“Vandalët dikur i shisnin për skrap”, Rama: FA do të kenë muzeun e tyre

Shqipëria

“Vandalët dikur i shisnin për skrap”, Rama: FA do të kenë muzeun e tyre

Më: 7 janar 2021 Në ora: 09:15
Edi Rama

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se shumë shpejt do të hapë dyert muzeu kushtuar historisë së Forcave të Armatosura.

Aty do të ekspozohen një pjesë e logjistikës së tyre ndër vite.

Rama thotë se aty dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga ata që kreu i qeverisë i quan vandalë.

“Mirëmëngjes shumë shpejt do të hapë dyert muzeu më i ri, kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së tyre në vite, në rreth 100 mijë metër katrorë sipërfaqe, aty ku dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga vandalët pa kujtesë e pa shije të pushtetit të korruptuar në palcë, – shkruan Rama. – Një mjedis muzeal unikal në periferi të kryeqytetit, me zonën e mirëfilltë muzeale e atë rekreative, ku natyra e bukur dhe hapësirat brenda objekteve do të krijojnë një pikë të re referimi për vizitorët e të gjitha moshave dhe turistët padyshim”, vijon kryeministri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat