Vizita e Ramës në Turqi, Zv/ministri grek flet për ‘detin’: Po përpunojmë dosjet për në Hagë

Shqipëria

Vizita e Ramës në Turqi, Zv/ministri grek flet për ‘detin’: Po përpunojmë dosjet për në Hagë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 14:46
Edi Rama

Zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, Miltiadhis Varviciotis, ka folur në lidhje me marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Në një intervistë ai ka komentuar gjithashtu dhe vizitën e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Turqi, ku është pritur në një ceremoni zyrtare nga Presidenti Recep Tayip Erdogan.

“Në lidhje me vizitën Rama në Turqi rezultatet që ne nxorëm nga ky takim janë se u kufizua në çështjet ekonomike dhe marrëveshje ekonomike mes dy vendeve, duke shmangur çdo deklaratë politike, që mund të karakterizonin dhe një bashkëpunim ushtarak strategjik nën kuadrin e NATO-s”, ka thënë zv.ministri.

Ndërkohë në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve zyrtari grek është shprehur se të dy vendet ndodhen në një fazë me vullnet bashkëpunimi të ndërsjellë.

“Ndodhemi në një fazë me vullnet bashkëpunimi të ndërsjellë, kemi bashkëpunim në çështjet për zgjerimin europian dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Europë. Në këtë kuadër kemi hapur një diskutim të gjerë dhe në BE për hapat që duhet të hidhen nga pala shqiptare para se të arrijmë në takimin e parë ndërqeveritar. Referohem në reformat që duhen bërë në procedurat e censit, të drejtat e minoriteteve etnike, regjistrimi i pasurisë së palëvizshme, që prek dhe minoritarët. Këto kritere përfshihen tashmë dhe në axhendën europiane, jemi duke i ndjekur nga afër”, ka thënë Varviciotis.

Ndër të tjera në intervistën e tij ai ka komentuar edhe çështjen e shumëpërfolur të kufirit detar mes dy vendeve, e cila do të marrë zgjidhje nga gjykata ndërkombëtare e Hagës.

“Çështja e dytë që kemi me Shqipërinë është përcaktimi i ZEE, siç dihet do të realizohet përmes Gjykatës Ndërkombëtare. Të dy palët jemi në fazën e përpunimit të dosjes me pozicionet përkatëse që do paraqesim në Hagë. Siç e dini, në Shqipëri ka reagime të fuqishme të brendshme në lidhje me zhvillimet e fundit me zgjerimin e Jonit me 12 milje, nga Greqia, madje deklarata janë bërë edhe nga presidenti i vendit, Ilir Meta dhe nga opozita, ndërsa qeveria e Ramës ka deklaruar hapur se është e drejta e Greqisë, që nuk cënon aspak të drejtat e Shqipërisë dhe nuk është e nevojshme klima e nënshtrimit që duan të ushqejnë zërat kundër.

Ky është kuadri i marrëdhënieve aktuale me Shqipërinë. Ka hapa të vështirë në aspektin teknik, këtu është vështirësia. Nuk kemi çështja pompoze, për deklarata apo foto karakteristika të hapave madhorë në marrëdhëniet tona, por ka shumë detaje teknike, për të thënë më në fund se kalojmë në fazën tjetër”, ka thënë ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat