Shi, dëborë dhe rrëshqitje dherash/ ARRSH: Ja situata në akset rrugore kombëtare

Shqipëria

Shi, dëborë dhe rrëshqitje dherash/ ARRSH: Ja situata në akset rrugore kombëtare

Më: 8 janar 2021 Në ora: 10:12
Situata në akset rrugore kombëtare

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton situatën me akset rrugore kombëtare pas reshjeve intensive të shiut dhe dëborës në të gjithë territorin e vendit.

Sipas ARRSH, grupet e punës kanë qenë në terren rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

ARRSH: Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare.

Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes dhe po punohet akoma qarkullimi vazhdon normalisht.

Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellëe rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeher për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim.

Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht.

Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat